Burim Ramadani: S’ka Qeveri të re në vitin 2025, bllokada po çon drejt kolapsit institucional - Gazeta Express
string(90) "burim-ramadani-ska-qeveri-te-re-ne-vitin-2025-bllokada-po-con-drejt-kolapsit-institucional"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 17:35

Burim Ramadani: S’ka Qeveri të re në vitin 2025, bllokada po çon drejt kolapsit institucional

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 17:35

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i shërbimit të inteligjencës së Kosovës tha se “s’ka Qeveri të re në vitin 2025” në një postim në Facebook.

Ai përmendi “kolapsin e shtetit”.

“Nga sot, “zyrtarisht” filloi fushata zgjedhore. Jo vetëm për zgjedhjet lokale, por për zgjedhjet që do të mbahen – me sa duket – pas kolapsit të shtetit që po duan ta bëjnë!”, shkroi ai.

Ramadani tha se “bllokada politike po çon drejt kolapsit institucional, kolapsit financiar, dhe mund të ketë pasoja të pashlyeshme në sigurinë kombëtare!”.

““Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament” – formula që po e rrezikon sjelljen e kolapsit!”.