Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në rrugën e kryeqytetit që njihet si “Rruga Model”, është kthyer shpirti i Prishtinës së vjetër.
Kjo, duke i kthyer kalldërmat, diçka që simbolizon traditën dhe historinë e Prishtinës.
Prishtina përtej betonit, ka thënë Rama në një video në rrjetin social Facebook.
“Për herë të parë në kryeqytet, zona e vjetër e qytetit e ka marrë pamjen që e meriton. Rrugës “Mehmet Kaçurri” e njohur si rruga “Model” iu kanë kthy kalldërmat dhe shpirti i Prishtinës së vjetër. Prishtina përtej betonit”, tha Rama.