Vrasja në Llapashticë të Podujevës, mediat lokale i publikojnë fotografitë e të dyshuarit dhe viktimës - Gazeta Express
string(101) "vrasja-ne-llapashtice-te-podujeves-mediat-lokale-i-publikojne-fotografite-e-te-dyshuarit-dhe-viktimes"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 23:30

Vrasja në Llapashticë të Podujevës, mediat lokale i publikojnë fotografitë e të dyshuarit dhe viktimës

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 23:30

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës.  Sipas mediave lokale, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.

Duke cituar të njëjtit, vrasësi dyshohet të jetë Arbër Havolli, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Lajmin për vrasjen është konfirmuar për Gazetën Express edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.

Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.