Anglia merr fitoren e radhës në kualifikimet e Botërorit - Gazeta Express
string(56) "anglia-merr-fitoren-e-radhes-ne-kualifikimet-e-boterorit"

Sport

Gazeta Express

06/09/2025 20:14

Anglia merr fitoren e radhës në kualifikimet e Botërorit

Sport

Gazeta Express

06/09/2025 20:14

Kombëtarja e Anglisë vazhdon me rekordin e saj perfekt në katër ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.

“Tre Luanët” morën një fitore të lehtë ndaj Andorrës prej 2-0, shkruan “Gazeta Express”.

Rezultati ndoshta nuk ishte i thellë siç pritej, mirëpo Anglia e dominoi tërë ndeshjen.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Garcia i Andorrës, por në portën e tij, pas një tentim-krosimi nga Noni Madueke.

Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën u shënua edhe një gol tjetër, me Anglinë që pati edhe shumë e shumë raste të tjera të mira shënimi.

Declan Rice shënoi në minutën e 67-të për epilogun e takimit.

Anglia shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve, dhe është e para në Grupin K, me Serbinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën./GazetaExpress/