Vidhnin sende me vlerë, prangoset nëna 67-vjeçe - Shpallet në kërkim djali i saj - Gazeta Express
string(77) "vidhnin-sende-me-vlere-prangoset-nena-67-vjece-shpallet-ne-kerkim-djali-i-saj"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 18:13

Vidhnin sende me vlerë, prangoset nëna 67-vjeçe – Shpallet në kërkim djali i saj

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 18:13

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasen Z. U., 67-vjeçe, banues në Belsh dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj, L. U., 36-vjeç, po ashtu banues në Belsh, nën dyshimet se kanë kryer gjashtë  vjedhje në Memaliajt dhe Përmet gjatë muajve maj-shtator.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës.

Më 4.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll. -janë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash; 10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, janë vjedhur një shumë parash; 07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti janë vjedhur një shumë parash; 23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., janë vjedhur një shumë parash dhe më 4 shtator 2025, në një objekt kulti dhe në një lokal nç Memliaj, janë vjedhur një shumë parash, raporton kp.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një telefon mobil dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet  –  levë dhe kaçavidë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, si dhe kapja e 36-vjeçarit që aktualisht ndodhet në arrati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale vjedhja, e kryer në bashkëpunim.