Vozitje me shpejtësi ekstreme – arrestohet një person në autostradën Shkup-Tetovë - Gazeta Express
string(79) "vozitje-me-shpejtesi-ekstreme-arrestohet-nje-person-ne-autostraden-shkup-tetove"

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:47

Vozitje me shpejtësi ekstreme – arrestohet një person në autostradën Shkup-Tetovë

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:47

Më 5 shtator 2025, rreth orës 16:05, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë kanë ndaluar dhe privuar nga liria A.M. (43), banor i fshatit Lisec të Tetovës.

Gjatë kontrollit të trafikut në autostradën Shkup–Tetovë, është konstatuar se ai po drejtonte automjetin e pasagjerëve të markës BMW me targa nacionale gjermane me një shpejtësi prej 176 kilometra në orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.

Për shkak të rrezikshmërisë së veprimit dhe shkeljes flagrante të rregullave të trafikut, i dyshuari është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të ndërmerren masat e parapara ligjore. Kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate në pajtim me nenin 297-a të Kodit Penal, që parasheh sanksione për “drejtimin e automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme”.