Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dje u detyrua të largohej nga fusha në humbjen e thellë 4:0 të Kosovës ndaj Zvicrës në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Askush ende nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen fizike, teksa e vetmja gjë që dihet është se Rrahmani ankohej për një zgjatje muskulare.
Ndërsa sot, mediumi napolitan, Il Mattino raporton se Rrahmani ka kontaktuar me stafin mjekësor të Napolit dhe mund të ndodh kthimi i hershëm i tij te Napoli
“Kontakti mes Amir Rrahmanit dhe stafin mjekësor të Napolit tashmë janë zhvilluar mbrëmë, duke ndjekur protokollin. Gjendja e Rrahmanit do të monitorohet hap pas hapi, duke përfshirë edhe mundësinë e një rikthimi të hershëm te klubi”, shkruhej në artikullin e mediumit napolitan.
Kujtojmë se Kosova e zhvillon ndeshjen ndaj Suedisë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.