Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathjet cilësore për verë e dimër - Gazeta Express
string(138) "hoti-shteti-sarriti-tia-ofroje-mbrojtjen-e-nevojshme-policise-atyre-iu-mungojne-shujtat-e-rregullta-veshmbathjet-cilesore-per-vere-e-dimer"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 12:34

Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathjet cilësore për verë e dimër

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 12:34

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës tha se shteti ende s’ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt.

Hoti tha se përveç këtyre, policëve iu mungojnë shujtat e rregullta, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë.

“Respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj institucionit simbol dhe identitar të Republikës së Kosovës – Policisë. Mirënjohje dhe përulje ndaj të gjithë atyre policëve që ranë në krye të detyrës dhe atyre që u lënduan në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve. Ndjehem keq që pas kaq vitesh shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë këtu sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, pensionin dinjitoz, të parakohshëm dhe të rregullt. Është e papranueshme edhe fakti se ju mungojnë kushtet dhe mjetet e punës adekuate, siç janë: shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathje cilësore për verë e dimër, transport adekuat, vetura pune të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të gjithë”, ka shkruar Hoti./Express/