Sulmi me thikë ndaj mësueses në Essen, ministrja e Arsimit: Shkolla tani po mbështetet nga inspektorati e nga psikologu - Gazeta Express
string(117) "sulmi-me-thike-ndaj-mesueses-ne-essen-ministrja-e-arsimit-shkolla-tani-po-mbeshtetet-nga-inspektorati-e-nga-psikologu"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 10:50

Sulmi me thikë ndaj mësueses në Essen, ministrja e Arsimit: Shkolla tani po mbështetet nga inspektorati e nga psikologu

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 10:50

Policia e Essenit konfirmoi se ka arrestuar 17-vjeçarin nga Kosova që plagosi me thikë një mësuese. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.

I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua. Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit. Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën. Tani po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij “disa herë”. Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses. “Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin”, deklaroi ministrja. Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës. Është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit të mos jetë vetëm tani”, tha ministrja./DW/