Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të shtetit.
“Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit,” ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se në këto vite, policët e Kosovës kanë dëshmuar “përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik:, duke shtuar se shteti ka për obligim t’u ofrojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë dhe fisnik që mbajnë.
“Mirënjohje për gjithë pjesëtarët e Policisë për shërbimin ndaj Atdheut. Me respekt e nder të veçantë i kujtojmë ata që ranë në krye të detyrës,” ka shkruar më tej Haradinaj.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...