Sekretet e kërpudhave në pyjet e Mirditës, agroturizmi në Rrëshen ture për turistët - Gazeta Express
string(82) "sekretet-e-kerpudhave-ne-pyjet-e-mirdites-agroturizmi-ne-rreshen-ture-per-turistet"

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 9:53

Sekretet e kërpudhave në pyjet e Mirditës, agroturizmi në Rrëshen ture për turistët

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 9:53

Në Perlat të Rrëshenit ndodhet agroturizëm “n’Kanu”, model i biznesit që ndërthur natyrën, bujqësinë dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale, pamje nga kjo pikë agroturistike, që frekuentohet në çdo stinë të vitit nga vizitorë të shumtë.

“Agroturizmi ‘n’Kanu’, i vendosur në zemër të pyjeve të fshatit Perlat, është një shembull i ndërthurjes së pasionit për bujqësinë me natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale, duke ofruar një oaz qetësie dhe autenciteti,” u shpreh ministrja Denaj.

Në tryezën e këtij agroturizmi gjenden produkte cilësore “made in Albania”, të kultivuara në tokat e familjes dhe të mbështetura nga bashkëpunimi i ngushtë me fermerët e zonës.

Pjata e veçantë janë kërpudhat, të cilat pasqyrojnë pasionin dhe specialitetin e Ermalit, i cili u ofron vizitorëve edhe ture të dedikuara, në pyjet e Mirditës, duke zbuluar sekretet e kërpudhave dhe pasuritë natyrore të rajonit.

Ministrja Denaj theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për sektorin e agroturizmit.

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%. Për zonat malore, mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve”, tha Denaj.