EMRI/ Durrës, 18-vjeçarja italiane përdhunohet te shezlongët, arrestohet 26-vjeçari - Gazeta Express
string(80) "emri-durres-18-vjecarja-italiane-perdhunohet-te-shezlonget-arrestohet-26-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 9:42

EMRI/ Durrës, 18-vjeçarja italiane përdhunohet te shezlongët, arrestohet 26-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

06/09/2025 9:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçare me shtetësi italiane ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një person.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës reaguan menjëherë pas njoftimit, duke organizuar një operacion intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh punë hetimore dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonardo Preza  26 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të Durrësit, person me precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.