Është arrestuar një pronari i një barnatoreje në kryeqytet me dyshimin se i dha ryshfet prej 100 eurosh inspektorit farmaceutik.
I dyshuari pas intervstimit është dërguar në mbajtje, bëri të ditur policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një barnatore pasi që, i njëjti i ka dhënë ryshfet 100 euro inspektorit farmaceutik. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.