Kryeministrit s’i pëlqeu pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, Deliu: Kurti nuk i beson arsimit publik - Gazeta Express
string(110) "kryeministrit-si-pelqeu-pyetja-pse-vajza-e-tij-nuk-shkollohet-ne-kosove-deliu-kurti-nuk-i-beson-arsimit-publik"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 20:17

Kryeministrit s’i pëlqeu pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, Deliu: Kurti nuk i beson arsimit publik

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 20:17

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ajo, mungesë guximi për t’iu përgjigjur pyetjes se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.

Sipas Deliut, ky është realiteti i një pushteti që flet për arsim publik, por nuk i beson atij as për fëmijët e vet.

“Albin Kurti nuk pati guximin t’i përgjigjej pyetjes së thjeshtë: pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë? Në vend se të japë përgjigje, Kurti si gjithmonë u mor me sulme ndaj mediave. Kjo tregon jo vetëm mungesë përgjegjësie, por edhe frikë nga e vërteta”, ka shkruar Deliu.