Kosova U21 barazon pa gola me Rumaninë U21 - Gazeta Express
string(42) "kosova-u21-barazon-pa-gola-me-rumanine-u21"

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 19:49

Kosova U21 barazon pa gola me Rumaninë U21

Sport

Gazeta Express

05/09/2025 19:49

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Evropian që në vitin 2027 mbahet në Shqipëri e Serbi.

Shpresat e Kosovës të premten mbrëma luajtën pa gola në udhëtim ndaj Rumanisë. Ndeshja u zhvillua në Iasi të Rumanisë.

Në fakt lojtarët e Kosovës U21 kanë krijuar dukshëm më tepër se vendasit.

Sipas të dhënave zyrtare, Kosova i kishte plot 15 raste, ndërsa Rumania nëntë. Goditje që shkuan në kornizë të portës Kosova i kishte katër e Rumania tri. Lojtarët e Kosovës i kishin edhe tetë goditje të pasakta dhe tri të bllokuara. Madje kanë goditur shtyllën.

Menjëherë të martën nga ora 19:00, Kosova U21 luan me favoriten e grupit Spanjën. Ajo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në Grupin A janë edhe Finlanda, Qipro e San Marino./GazetaExpress/