Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale fajeson qeverinë Rama për vonesat në ndërtimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.
Ai shkruan se ndërtimi për këtë rrugë nisi në qershor të 2009 gjatë qeverisjes së tij dhe projekti duhet të përfundonte në 2014 dhe jo pas 16 vitesh, pasi Rama anuloi financimet nga Banka Islamike.
“Me projektin e Ramaduros, si kurrë ndonjëherë, segmentet e rrugës dy vitet e fundit nuk bashkoheshin njëri me tjetrin në dy raste, sepse nuk ndiqnin të njëjtën trajektore. Kështu, çmimi për ndërtimin e rrugës, nga 73 milionë euro për 43 km, përfundoi në mbi katërfishim, apo në 260 milionë euro”, shkruan Berisha.