Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se shkollat në kryeqytet, për herë të parë janë pajisur me ndriçim smart (të mençur).
Ai në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se dritat e mençura kursejnë energji dhe krijojnë kushte funksionale.
“Për herë të parë në Prishtinë shkollat janë të pajisura me ndriçim smart. Dritat smart kursejnë energji dhe krijojnë kushte më funksionale në klasë. Prishtina përtej territ”, ka thënë Rama.