Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale - Gazeta Express
string(46) "berisha-komision-hetimor-per-farsen-elektorale"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:00

Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është detyrimi më absolut i PD-së”.

Në një konferencë për shtyp i pyetur nga gazetarët nëse do të dërgojnë procesin e zgjedhjeve të11 majit në Gjykatë Kushtetuese, Berisha tha se, PD do ta bëjë betejën në të gjitha frontet.

“Dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë”, u shpreh Berisha.E kundërta, shtoi kreu i PD, “do të ishte një bashkëpunim në krim monstruoz elektoral, do të ishte një akt i pafalshëm që do bënte këtë forcë politike bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit”.

Berisha deklaroi se “komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale”.Kolegji Zgjedhor rrëzoi një ditë më parë ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.