Plotësohen vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiakë - Gazeta Express
string(54) "plotesohen-vakancat-e-krijuara-ne-5-keshilla-bashkiake"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:21

Plotësohen vakancat e krijuara në 5 këshilla bashkiakë

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:21

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e Ilirjan Celibashit plotësoi sot vakancat e krijuara në pesë këshilla bashkiakë.

Vakancat u plotësuan në Këshillat Bashkiakë në Tiranë, Dibër, Vorë, Belsh dhe Rrogozhinë me kandidatët nga listat shumemërore dhe respektivisht, nga koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fatjon Bathorja, nga Partisë Socialiste Aida Murrja, nga “Fryma e Re Demokratike” Lavdurije Shahini, nga Partisë Socialiste Avni Shtylla dhe “Partia Republikane Shqiptare”, Dhurata Meka.

Gjithashtu u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Euglen Gjini, kandidat për deputet, i propozuar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Euglen Gjinin, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.

U shqyrtua gjithashtu rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë, i propozuar nga “Partia Lëvizja e Legalitetit”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Ilir Mollajn, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve.