Reuters ka njoftuar se është duke larguar klipet nga një transmetim i drejtpërdrejtë i Presidentit rus Vladimir Putin, Udhëheqësit Suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit Kinez Xi Jinping.
Nga Reuters u bë e ditur se fillimisht, CCTV, China Central Television, e kishte dhënë pëlqimin për përdorimin e këtyre videove por më vonë e tërhoqi pëlqimin.
‘‘TËRHEQJA: Reuters po tërheq klipet nga një transmetim i drejtpërdrejtë i Presidentit rus Vladimir Putin, Udhëheqësit Suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit Kinez Xi Jinping. CCTV dha lejen për përdorim, por më vonë tërhoqi pëlqimin dhe Reuters tërhoqi videot’’, thuhet në njoftimin e Reuters.