Detaje nga ekzekutimi mafioz në Shkodër - Gazeta Express
string(39) "detaje-nga-ekzekutimi-mafioz-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 18:00

Detaje nga ekzekutimi mafioz në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 18:00

Një ekzekutim mafioz tronditi qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes. Viktima, Kristian Kola, 34 vjeç, u qëllua për vdekje në ambientet e jashtme të një hoteli, ndërsa po konsumonte kafe. Sipas policisë, autorët ishin dy persona të maskuar që udhëtonin me motor dhe hapën zjarr nga afër, duke përdorur armë me silenciator.

Plumbat e goditën Kolën në gjoks dhe kokë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burimet policore bëjnë me dije se viktima nuk kishte precedentë penalë dhe nuk kishte konflikte të njohura, ndërsa motivi i krimit mbetet i paqartë.

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhojat dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po kontrollon zona të ndryshme, por ende nuk është gjetur mjeti i përdorur në atentat.