Do të qëndrojë në burg 28-vjeçarja italiane e cila pak ditë më parë shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Fier-Vlorë.
Për të renë nga Napoli u caktua masa e arrestit në burg, pasi ajo akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për pasojë dy persona nga Vlora humbën jetën.
Teksa drejtonte një automjet, ajo goditi nga pas një kamionçinë në vendin e quajtur Kripa. Nga goditja e fortë, drejtuesi i mjetit humbi jetën në vend, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e qytetit bregdetar.