“Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet - Gazeta Express
string(71) "nuk-ka-pushim-rama-publikon-tjeter-video-nga-fshesa-e-ikmt-ne-kryeqytet"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 17:15

“Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 17:15

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Në pamje duken forcat e IKMT, të cilat shembin betonin që ka ‘zaptuar’ hapësirat publike.

Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.