Aktivistja, e cila është e zëshme në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, Elena Uka, ka hedhur dyshime mbi figurën e John Devaney, ish-gardianit të burgut në Scheveningen, i cili sot përfaqëson akuzën si prokuror në Hagë.
Sipas saj, Devaney nuk ka qenë kurrë roje e thjeshtë, por që nga viti 2020 ka ushtruar funksionin e prokurorit, duke u paraqitur si gardian vetëm për të mbledhur informacione nga Hashim Thaçi dhe të tjerët.
“U paraqit si roje, por ishte gjithmonë prokuror. Kjo është shumë më e rrezikshme, sepse kemi të bëjmë me një infiltruar brenda paraburgimit. Një jurist i diplomuar në drejtësi nuk do të degradohej kurrë duke u rekrutuar si roje, për t’u ngritur më pas prokuror,” theksoi Uka.
Ajo shtoi se e kujton qartë momentin kur ish-presidenti Thaçi ngriti dorën dhe foli për këtë çështje, por seanca u mbyll dhe u shpall private. “Vetëm tani, pas transkriptimit, po kuptojmë se çka ka ndodhur në të vërtetë,” tha ajo