Me fishkëllima e brohorima u ndërpre shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë, reagojnë producenti dhe zyra e BE’së atje - Gazeta Express
string(99) "nderprerja-e-filimit-lejleku-ne-gjuhen-shqipe-ne-podgorice-reagojne-producenti-dhe-zyra-e-bese-atje"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 16:11

Me fishkëllima e brohorima u ndërpre shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë, reagojnë producenti dhe zyra e BE’së atje

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 16:11

 Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Ziu ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët.

Ajo u ndërpre për shkak të “pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe”

Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.

Pas këtij akti ka reaguar producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka publikuar edhe pjesë nga reagimi i pranisë së BE’së në Mal të Zi.

“Projekcioni i tij në Zabjelo u ndërpre nga një grup individësh që përdorën britma, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje. Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.

Deklaratë Publike – Filmi Lejleku (Roda)

Si producent i filmit “Lejleku” (Roda), shpreh krenarinë e madhe që kemi realizuar filmin e pare të metrazhit të gjatë në gjuhën shqipe të financuar nga Qendra e Filmit në Mal të Zi, një moment historik për kulturën dhe kinematografinë shqiptare në këtë vend. Filmi është realizuar në bashkëfinancim me Qendrën e Filmit të Kosovës, Qendrën e Filmit të Maqedonise së Veriut, Qendrën e Filmit të Shqipërisë dhe programin prestigjioz europian Eurimages, duke e vendosur këtë project në një nivel rajonal dhe ndërkombëtar të lartë.

Projekcioni I tij në Zabjelo u ndërpre nga një grup individësh që përdorën britma, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje. Ky është një akt I turpshëm dhe I papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin.

Delegacioni I Bashkimit Evropian reagoi menjëherë duke theksuar se “liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore të demokracisë”. Këtij qëndrimi I bashkohem plotësisht. Besoj se arti nuk mund të ndalet nga duhna apo intolerance; përkundrazi, përballë ketyre sfidave ai fiton edhe me shume domethënie dhe forcë për të çuar perpara dialogun dhe vlerat demokratike.

Si producent, them me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Europës. Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte nderkombetare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë.

Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë