Kosova do ta nis sonte aventurën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 në udhëtim në Basel ndaj Zvicrës.
“Dardanët” përveç Zvicrës, në grupin B garojnë edhe me Suedinë dhe Slloveninë, shkruan Gazeta Express.
Mediumi i njohur zviceran, Blick ka njoftuar për tri ndryshime eventuale që përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin pritet të bëjë në krahasim me miqësoren që e zhvilloi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor.
Krahasuar me fitoren 4:0 në miqësoren kundër SHBA-ve, ka tre ndryshime: Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të katërshes mbrojtëse.
Në mesfushë, Remo Freuler rikthehet në pozitën e tij të zakonshme përkrah Granit Xhakës.
Është shumë e mundur që Fabian Rieder të zëvendësojë Ardon Jasharin e lënduar. Në sulm, me tre shënuesit kundër SHBA-ve, Ndoye, Manzambi dhe Embolo gjithçka pritet të mbetet e pandryshuar.
/Gazeta Express/