Shën Nënë Tereza nderohet me meshë solemne në nëntëvjetorin e saj të shenjtërimit - Gazeta Express
string(81) "shen-nene-tereza-nderohet-me-meshe-solemne-ne-nentevjetorin-e-saj-te-shenjterimit"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 15:08

Shën Nënë Tereza nderohet me meshë solemne në nëntëvjetorin e saj të shenjtërimit

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 15:08

Shën Nënë Tereza është nderuar sot me meshë solemne në 9 vjetorin e shenjtërimit të saj në katedralen e kryeqytetit.

Në tempullin fetar që mban emrin e saj u mblodhën besimtarë të shumtë dhe dashamirë të kauzës, ku u lexuan lutje nga vargjet e Biblës dhe u kënduan këngë në kor në lavdi të Shën Terezës.

Ipeshkvi Dodë Gjergji nderoi angazhimin e të Dërguarit të Posaçëm të Atit të Shenjtë në Kosovë, Luigj Bardhin.

“Në përvjetorin e shugurimit të kësaj kishe, kemi nderin të presim edhe të Dërguarin e Posaçëm të Atit të Shenjtë për Kosovën, Luigj Bardhi. Kemi dashur që të fillojmë misionin tuaj në Kosovë me ndërmjetësimin e Nënë Terezës, pajtores së kësaj Kishe dhe bijës së Popullit tonë dhe shpresojmë që ajo do të ju prijë mbarë në ditët e punës dhe të përfaqësimit të Atit të Shenjtë pranë nesh dhe pranë vendi tonë”, tha ai.

Delegati Apostolik për Kosovën, Luigj Bardhi, ndau gëzimet e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni, si dhe përcolli bekimin e Papa Leonit të Vatikanit.

Shën Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind më 26 gusht 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani./KP/