Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë - Gazeta Express
string(115) "gjykata-kushtetuese-vendos-mase-te-perkohshme-ndalon-cdo-veprim-te-deputeteve-dhe-procedure-per-formimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 14:00

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 14:00

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska.

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj.

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Lista Srpska u ankua në Kushtetuese për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

“Bazuar në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata nënvizon se themelimi i institucioneve shtetërore, siç është organi më i lartë përfaqësues i sovranit pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve e që është përgjegjësi parësore e deputetëve të zgjedhur duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën. Duke qenë se pretendimet e parashtruesve të kërkesës, në thelb, kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e vendimeve të marra dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Seancës Konstituive, si akt kushtetues, Gjykata vlerëson se pretendimet dhe faktet e prezantuara nga parashtruesit e kërkesës ngrenë çështje të nivelit kushtetues që ndërlidhen
me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend”.

Gjykata në vendim tha se “konsideron se pa u vlerësuar pretendimet e lartcekura të parashtruesve të kërkesës në rastin para saj, është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit, në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës”.

Për pasojë, Gjykata tha se në dritën e sqarimeve të lartcekura, vlerëson se kërkesa e parashtruesve
të kërkesës për masë të përkohshme duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb e ka shpallë të konstituuar Kuvendin dhe Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar të vazhdojë procedurën e dërgimit të emrit për mandatar të Qeverisë, por pas këtij vendimi të gjykatës, këtë s’do të mund ta bëjë./Express/