A do ta dërgojë LVV-ja të dielën emrin e kandidatit për Kryeministër te Presidentja? – Flet deputeti i kësaj partie - Gazeta Express
string(112) "a-do-ta-dergoje-lvv-ja-te-dielen-emrin-e-kandidatit-per-kryeminister-te-presidentja-flet-deputeti-i-kesaj-partie"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 8:25

A do ta dërgojë LVV-ja të dielën emrin e kandidatit për Kryeministër te Presidentja? – Flet deputeti i kësaj partie

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 8:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të enjten është pyetur nga gazetarët se a do ta dërgojë Lëvizja Vetëvendosje emrin e mandatarit të presidentja Vjosa Osmani, por i njëjti nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse partia që ai drejton do ta dërgojë emrin e mandatarit tek Osmani.

“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën”, tha shkurt Kurti.

Në media është raportuar se Kurti të dielën do të mandatohet për kryeministër nga partia e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka deklaruar se nuk ka informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.

“S’kam ndonjë informacion zyrtar”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ka thënë për “Front Online” se mungesa e përfaqësuesit nga Lista Serbe nuk e kishte penguar funksionimin e institucioneve në legjislaturën e kaluar.

Thaçi shtoi se nuk mund të lejohet që për hirë të një përfaqësuesi të komunitetit serb, që sipas tij ka të kaluar kriminale, të pengohet krijimi i institucioneve.

“Nga legjislatura e kaluar, Lista Serbe nga viti 2022 nuk ka pas përfaqësues në kryesinë e Kuvendit, s’kanë pas nënkryetar dhe ka qenë vakante e për këtë arsye nuk duhet të bllokohen institucionet, legjislatura e kaluar ka funksionuar pa përfaqësuesin e listës serbe, nuk duhet të bllokohet krijimi i institucioneve për një përfaqësues të komunitetit serb të cilët duan me çdo kusht që një person me të kaluar kriminale ta shtyjnë përpara”, tha Thaçi