Arifi: Kurrë nuk do ta besoja se VV e propozon Dimal Bashën - Gazeta Express
string(58) "arifi-kurre-nuk-do-ta-besoja-se-vv-e-propozon-dimal-bashen"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:58

Arifi: Kurrë nuk do ta besoja se VV e propozon Dimal Bashën

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:58

Analisti Avni Arifi ka thënë se Albin Kurti po vepron si kryeministër, por jo në mënyrën që do të duhej të ishte.

“Albin Kurti po thotë se është kryeministër, po funksionon si kryeministër po nuk është kryeministër si duhet të jetë,” u shpreh Arifi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij, edhe vetë Kurti është i vetëdijshëm se pozita e tij është e paqëndrueshme.
“Por çdo ditë e më tepër po dëmton pasi ai aty nuk është për t’i shërbyer Kosovës por për t’i shërbyer interesave të veta,” tha Arifi.

Ai shtoi se një kryeministër pa legjitimitet, që është i sfiduar edhe nga Gjykata Supreme, nuk i sjell dobi as vetes e as vendit.
“Çdo ditë e më tepër që është një kryeministër i tillë, pa asnjë pikë legjitimiteti, që është i sfiduar edhe nga Gjykata Supreme, s’po i bën nder as atij e edhe më hiç Kosovës,” tha ai.

Arifi komentoi edhe kandidimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit nga Vetëvendosje, duke thënë se një gjë e tillë nuk do ta kishte besuar kurrë.
“Në pjesë të madhe të opinionit, akuzat kryesore kanë qenë te partitë opozitare se pse nuk po e votojnë kandidatin e VV-së,” tha Arifi, duke shtuar:
“Kurrë nuk do të besoja se Lëvizja Vetëvendosje është aq e çmendur për ta propozuar Dimal Bashën.”