Kryetari i Prishtinës dorëzon sot kërkesë në Gjykatën Kushtetuese - Gazeta Express
string(65) "kryetari-i-prishtines-dorezon-sot-kerkese-ne-gjykaten-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:15

Kryetari i Prishtinës dorëzon sot kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 7:15

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Veprimi është planifikuar të ndodhë në orën 10:00.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

“Ju njoftojmë se në ora 10:00, Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Rama së bashku me Nënkryetarin e Kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media”, u tha në njoftimin e Zyrës për Komunikim të Komunës së Prishtinës të enjten në mbrëmje.