Drita e zyrtarizon Jorgo Pëllumbin - Gazeta Express
string(34) "drita-e-zyrtarizon-jorgo-pellumbin"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 22:18

Drita e zyrtarizon Jorgo Pëllumbin

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 22:18

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, duke nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.

25-vjeçari pritet të sjellë përvojën e tij ndërkombëtare në radhët bardhekaltër, pasi ka luajtur më herët në kampionatin shqiptar, kroat dhe hungarez.

Pëllumbi, i cili ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare U21, njihet si futbollist i qëndrueshëm dhe i vendosur, cilësi që e bëjnë një shtyllë të rëndësishme për repartin defansiv të gjilanasve.