Yamal po feston si LeBron, e vendos në kokë kurorën e mbretit të Barcelonës - Gazeta Express
string(74) "yamal-po-feston-si-lebron-e-vendos-ne-koke-kuroren-e-mbretit-te-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 15:02

Yamal po feston si LeBron, e vendos në kokë kurorën e mbretit të Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 15:02

Lamine Yamal është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron James, për ta konsideruar veten si mbret i ri i Barcelonës.

Festimi me gjestin e vendosjes së kurorës në kokë e talentit 18-vjeç është bërë ikonike, e inspiruar nga ylli i NBA-së, por ka marrë edhe shumë reagime, prej tyre mjaft kritika, shkruan “ANSA”, përcjell “Gazeta Express”.

Për ta mbrojtur numrin 10 “Blaugrana” është përkujdesur selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili sulmeve iu përgjigj duke iu thënë se gjesti i atij festimi nuk ishte për ta vendosur kurorën në kokë, por një kapelë magjistari.

Yamal ka nisur t’i festojë në këtë mënyrë speciale golat e tij gjatë miqësores së dytë në turneun aziatik kundër Seoul.

Ai i realizoi dy gola dhe i befasoi të gjithë me këtë lloj festimi: një goditje me gjoks dhe një lloj vetëkurorëzimi.

Një gjest që i përgjigjet atij të LeBron James, të bërë qe disa vite.

“LeBron është konsideruar gjithmonë një lojtar që do ta bënte historinë, edhe para se të arrinte në NBA. Dhe Lamine është duke i ndjekur gjurmët e tij si futbollist, duke i thyer pothuajse të gjitha rekordet e pjekurisë së hershme. /Gazeta Express