Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë numrin 113 në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas shortit të hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Ky është numri ynë”, njoftoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook.
“12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!”, shkroi ai.