VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin - Gazeta Express
string(79) "vlen-bujar-osmani-genjeu-para-qytetareve-per-takimet-e-tij-me-nikolla-gruevskin"

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 11:44

VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 11:44

 Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion.
Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë.

Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Facebook, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit.

Fakt është që MPB ka dyshuar se BDI ka qenë aktivisht e përfshirë në arratisjen e Gruevskit. Automjeti i Ali Ahmetit ishte mbajtur një ditë të tërë në stacionin policor, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se pikërisht me atë ish-kryeministri ishte nxjerrë nga shteti.

Qytetarët duhet ta dinë se pas të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve qëndron një e vërtetë: Bujar Osmani dhe BDI janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Nikolla Gruevskit dhe rrjetit të tij.

BDI ishte bashkëpunëtore e besueshme e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit. Dhe kanë mbetur besnike deri më sot.