Avokati Arianit Koci ka thënë se më 19 qershor ka kërkuar që të marrë pjesë në seancën e kuvendit dhe përgjigja nga ky institucion ishte që qytetarët lejohen në seanca vetëm pas konstituimit të kuvendit.
Ai ka thënë se pasi nga Basha është konsideruar që kuvendi është konstituar e ka përsëritur kërkesën e tij, për cka është në pritje.
“Më 19 qershor kam kërkuar të marr pjesë në seancën e Kuvendit. Përgjigjja e panëshkruar dhe nga personi anonim – nga Drejtoria e Kuvendit të Kosovës për Marrëdhënie me Media dhe Publik – ishte se qytetarët lejohen të marrin pjesë, vetëm pas konsituimit të Kuvendit. Pasi sipas kryetarit Dimal Basha Kuvendi është krijuar, përsërita kërkesën time. Po e pres përgjigjën që të marr pjesë në seancën e rradhës. Këtë herë, nuk ka hapësirë për arsyetime. Kuvendi është i popullit. Një përgjigje nga zyrtari anonim i Kuvendit, nuk mjafton për ta mbajtur qytetarin jashtë”