Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit, Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit – gjen një pushkë - Gazeta Express
string(95) "nje-muaj-pas-vrasjes-se-enver-bajraktarit-policia-bastis-shtepine-e-top-kolshit-gjen-nje-pushke"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:49

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit, Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit – gjen një pushkë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 8:49

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se bastisja është kryer me urdhëresë të Gjykatës, ku në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.

VRASJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.

Ndaj Kolshit, Gjykata ka caktuar paraburgimin më 13 gusht.

Në njoftimin e Gjykatës për paraburgim thuhet se Kolshi nuk e ka kryer vrasjen i vetëm, por se në rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar

Caktimin e paraburgimit, Gjykata e ka arsyetuar me rrethanat që nëse i njëjti ndodhet  në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata apo Prokuroria.

I dyshuari thuhet se ka të kaluar kriminale, dhe se në njërin rast besohet që viktimë ka qenë i ndjeri.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është thënë se pas intervistimit i dyshuari, Top Kolshi e kishte pranuar se ka kryer veprën penale.