Portugalia ka shpallur ditë zie kombëtare pasi të paktën 15 persona u vranë kur një tramvaj elektrik doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në Lisbonë.
18 të tjerë janë plagosur, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë – autoritetet thanë mbrëmë se një fëmijë kishte pësuar “plagët e lehta”, shkruan BBC
Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, por hetimet e drejtuara nga policia, autoriteti kombëtar i sigurisë së transportit dhe kompania që drejton teleferikun 140-vjeçar Gloria janë duke u zhvilluar.
Hekurudha, e cila u hap në shekullin e 19-të, lidh qendrën e Lisbonës me lagjen e sipërme dhe është e njohur për turistët.