Nora Istrefi shfaq linjat seksi në plazhet e Turqisë – këngëtarja zgjedh shtatorin për pushime - Gazeta Express
string(92) "nora-istrefi-shfaq-linjat-seksi-ne-plazhet-e-turqise-kengetarja-zgjedh-shtatorin-per-pushime"

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 22:25

Nora Istrefi shfaq linjat seksi në plazhet e Turqisë – këngëtarja zgjedh shtatorin për pushime

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 22:25

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka vendosur të shijojë pushimet e saj verore në muajin shtator, duke u larguar drejt Turqisë.

Edhe pse vera për shumëkënd ka përfunduar, bukuroshja shqiptare ka zgjedhur këtë periudhë për të relaksuar dhe për të ndarë me ndjekësit disa momente të nxehta nga bregdeti turk.

Në fotot e publikuara në Instagram, Nora shihet joshëse dhe plot stil, duke theksuar linjat e saj trupore. Ajo ka zgjedhur një veshje verore me një këmishë të tejdukshme të kombinuar me dizajn bardh e kuq, ndërsa pantallonat e shkurtra të së njëjtës ngjyrë i dhanë një pamje akoma më sensuale. Grimi i saj minimalist theksonte bukurinë natyrale, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë fotosesionit.

Këngëtarja nuk është ndalur vetëm me kaq – në një tjetër set fotografish, ajo është shfaqur në bikini të zeza me kombinim të bardhë dhe jeshil, ku çdo pozë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Përveç veshjeve plazhore, Nora ka treguar edhe stilin e saj elegant. Në disa foto, ajo është parë me një fustan krem me pika të zeza, ndërsa për daljet e saj në mbrëmje ka zgjedhur një fustan të bardhë transparent, që i dha një pamje glamuroze dhe njëkohësisht provokuese.

Nora Istrefi është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar. Këtë herë, pushimet e saj në Turqi kanë treguar se bukuroshja di si të kombinojë thjeshtësinë, elegancën dhe sensualitetin në çdo detaj. /GazetaExpress/