Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin, e bën të qartë se konstituimi i Kuvendit s'ka përfunduar - Gazeta Express
string(106) "ambasadori-britanik-shkruan-per-takimin-me-osmanin-e-ben-te-qarte-se-konstituimi-i-kuvendit-ska-perfunduar"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:53

Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin, e bën të qartë se konstituimi i Kuvendit s’ka përfunduar

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:53

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje për takimin që zhvilloi sot me presidenten Osmani.

Ambasadori njofton se me Osmanin biseduan për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe diskutuan nevojën urgjente për hapat e mëtejshëm “për formimin e Kuvendit në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

“Gjithashtu ramë dakord për shpresat tona për zgjedhjet lokale që përfaqësojnë zërat dhe shpresat e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj demokracisë shumëetnike”, shkruan ambasadori.