Buja takohet me disa gra nga Lipjani: Prioritet fuqizimi socio-ekonomik dhe roli i tyre në vendimmarrje - Gazeta Express
string(102) "buja-takohet-me-disa-gra-nga-lipjani-prioritet-fuqizimi-socio-ekonomik-dhe-roli-i-tyre-ne-vendimmarrje"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:26

Buja takohet me disa gra nga Lipjani: Prioritet fuqizimi socio-ekonomik dhe roli i tyre në vendimmarrje

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:26

Kandidati i PDK për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me disa gra nga qyteti së bashku me kandidaten për Kuvendin Komunal, Aferdita.

Në takim u diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në Lipjan dhe roli i komunës në menaxhimin e tyre. Buja tha se është i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartohen politika dhe projekte konkrete që synojnë fuqizimin socio-ekonomik të tyre dhe rritjen e ndikimit në qeverisje dhe vendimmarrje.