Kryeministri Edi Rama informon se aksioni për hapësirën publike, do të prekë edhe karriget e lokaleve që kanë zënë rrugët dhe trotuaret. Teksa ka ndarë një video, nënvizon se do të ketë kushte të reja për këtë fushë.
Sipas shefit të qeverisë vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht prej bareve dhe restoranteve do të realizohet sipas kushteve të caktuara, por gjithashtu bizneset do të kontribuojnë me një pemë për secilën nga karriget.
”Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”,-shkruan Rama.