Luana Vjollca feston ditëlindjen me stil – surprizohet nga Marina dhe ndez rrjetin me poza në bikine - Gazeta Express
string(98) "luana-vjollca-feston-ditelindjen-me-stil-surprizohet-nga-marina-dhe-ndez-rrjetin-me-poza-ne-bikine"

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 20:13

Luana Vjollca feston ditëlindjen me stil – surprizohet nga Marina dhe ndez rrjetin me poza në bikine

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 20:13

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka festuar ditëlindjen e saj në një atmosferë luksoze e të mbushur me dashuri.

Që në mëngjes, Luana është surprizuar nga motra e saj, Marina Vjollca, e cila e ka zgjuar me një befasi të veçantë: një ambient buzë pishinës, pranë detit, i rrethuar tërësisht me lule shumëngjyrëshe.

Pamjet e publikuara nga vetë Luana në Instagram kanë marrë me mijëra pëlqime brenda pak minutash.

Por festimi nuk përfundoi aty. Moderatorja bukuroshe ka ndarë më pas një fotosesion provokues në bikine, ku u shfaq më seksi se kurrë. Me pozat e saj, ajo ka ndezur rrjetin, duke marrë komente të shumta nga fansat dhe miqtë e njohur të showbizit shqiptar.

Luana është një nga figurat më të ndjekura në rrjete sociale, dhe çdo postim i saj kthehet në lajm. Edhe këtë herë, ajo ka treguar se di ta kthejë ditëlindjen e saj në një ngjarje të madhe për ndjekësit.

Ndërkohë, urimet për ditëlindje kanë vërshuar nga kudo, duke e cilësuar Luanën si “mbretëreshën e Instagramit” dhe një ikonë të padiskutueshme të stilit e bukurisë shqiptare. /GazetaExpress/