Albin Kurti telefonon Zhegrovën, i lëshojnë kamerat - Gazeta Express
string(50) "albin-kurti-telefonon-zhegroven-i-leshojne-kamerat"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 20:06

Albin Kurti telefonon Zhegrovën, i lëshojnë kamerat

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 20:06

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)