Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka publikuar një video të rrugës së re “Bashkim Krasniqi” në qytet.
Ai shkroi në Facebook se kjo rrugë e ka “lehtësuar qarkullimin në qytet”, ndërsa premtoi se rrugë të tjera të tilla do të hapen në Lipjan.
“Rruga e re “Bashkim Krasniqi” ka lehtësuar qarkullimin në qytet. Rrugë të tilla do të vazhdojmë t’i hapim edhe në pjesë të tjera të qytetit”, shkruan Ahmeti.