Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar për një gërmim arkeologjik në në fshatin Strikçan, në Bulqizë, nga i cili u zbulua një varr i periudhës romake, të cilin specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri.
Rama tha se monumenti i zbuluar ka një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter.
“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, shkroi Rama./Express