Ministrat për Çështje Europiane nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe kolegët e tyre nga Ukraina, Moldavia, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia do të mblidhen për një takim informal ministror në Kopenhagë më 1-2 shtator.
Këtë takim e ka organizuar Ministria e Jashtme e Danimarkës e cila aktualisht është duke udhëhequr Presidencën e Këshillit Europian.
Sesionet e punës do të zhvillohen në Forumin në Frederiksberg. Sesioni i parë i punës do të trajtojë rëndësinë e Kritereve të Kopenhagenës për zgjerimin e BE-së dhe do të ketë pjesëmarrje nga Ukraina, Moldavia, partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, ka njoftuar Presidenca daneze.
Gjatë sesionit të dytë të punës, ministrat nga shtetet anëtare të BE-së do të diskutojnë forcimin e mjeteve të BE-së për Sundimin e Ligjit.
Takimi do të përfundojë me një drekë pune mbi përgatitjet e BE-së për zgjerim, duke përfshirë edhe reformat e brendshme.
Për këtë ngjarje ka folur edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila tregoi pikat kryesore të diskutimit të takimit.
“Në Kopenhagë sot për të diskutuar zgjerimin e BE-së me ministrat e Europës:
Ankorimi i respektimit të sundimit të ligjit
Sjellja e përfitimeve të hershme për vendet kandidate
Përgatitja e Unionit tonë për anëtarët e rinj
Komunikimi i përfitimeve të zgjerimit për qytetarët tanë”, ka shkruar Kos në X./Express/
In Copenhagen today to discuss #EUEnlargement with Europe ministers:
— Marta Kos (@MartaKosEU) September 2, 2025
✅ Anchoring the respect of Rule of Law
✅ Bringing early benefits to candidate countries
✅ Preparing our Union for new members
✅ Communicating the benefits of enlargement to our citizens pic.twitter.com/jzURvSsE9k