Kombëtarja shqiptare grumbullohet në Spanjë, po bëhet gati për sfidat e shtatorit - Gazeta Express
string(80) "kombetarja-shqiptare-grumbullohet-ne-spanje-po-behet-gati-per-sfidat-e-shtatorit"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 10:23

Kombëtarja shqiptare grumbullohet në Spanjë, po bëhet gati për sfidat e shtatorit

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 10:23

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Nga dita e sotme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke e plotësuar kështu grupin tërësisht.

Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në udhëtim më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

FSHF-ja tutje njofton se biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund të blihen online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. /Gazeta Express