Hamiti: Për zyrtarët e VV-së e vërteta është opsionale, faktet për ta nuk kanë rendësi - Gazeta Express
string(84) "hamiti-per-zyrtaret-e-vv-se-e-verteta-eshte-opsionale-faktet-per-ta-nuk-kane-rendesi"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 10:13

Hamiti: Për zyrtarët e VV-së e vërteta është opsionale, faktet për ta nuk kanë rendësi

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 10:13

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj zyrtarëve të VV-së, të cilët po pretendojnë se është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Ai ka vlerësuar se përkrahësit e VV-së dhe të Albin Kurtit jetojnë në kondita të post-të-vërtetës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për këta zyrtarë faktet nuk kanë rëndësi.

“Zyrtarët dhe përkrahësit e LVV-së së Albin Kurtit jetojnë në kondita të post-të-vërtetës (post-truth). E vërteta është opcionale për ta. Faktet s’kanë rëndësi për ta. As ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Të gjithë, pos tyre, e dijnë se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, ndonëse mbledhja konstituive 4-5 mujore e Kuvendit ka nisur më 15 prill 2025”, ka shkruar Hamiti.