Ndeshja Itali - Izrael në dyshim për t’u luajtur? Flasin protagonistët - Gazeta Express
string(66) "ndeshja-itali-izrael-ne-dyshim-per-tu-luajtur-flasin-protagonistet"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 8:25

Ndeshja Itali – Izrael në dyshim për t’u luajtur? Flasin protagonistët

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 8:25

“Sipas kompetencave të Ministrisë së Brendshme”, ndeshja e futbollit Itali – Izrael, e planifikuar më 14 tetor në stadiumin e Udines dhe e vlefshme për kualifikimet e Botërorit, mund të zhvillohet normalisht. Kështu kanë deklaruar burime të ministrisë për agjencinë ANSA.

Në një intervistë, kryetari i bashkisë së Udines, Felice De Toni, kishte shprehur dëshirën për shtyrjen e ndeshjes për shkak të shqetësimeve që lidhen me rendin publik.

“Të mos nxisim polemika, nuk është rasti”, theksoi ai.

Megjithatë, ideja e tij është që ndeshja Itali-Izrael e planifikuar për 14 tetor të shtyhet dhe më pas të “rikuperohet”. Arsyeja: problemet e mundshme të rendit publik.

Propozimi vjen nga kryebashkiaku i Udines, Alberto Felice De Toni, në një intervistë për Messaggero Veneto, përcjell tch.

Një vit pas polemikave (dhe së njëjtës ndeshje), këtë herë ka një ndryshim: kryetari mund të mbështetet në 20 mijë firma të mbledhura përmes një peticioni online të nisur nga lëvizja Possibile, që kërkon ndalimin e ndeshjes.